Çfarë po ndodh në Tiranë? Një tjetër e re humb jetën pasi ra nga lartësia

118

Një grua në moshë të re ka humbur jetën pasdrekën e sotme pasi ra nga lartësia e një pallati të njohur në kryeqytet.

Noa.al raporton se rreth orës 14:50, tek Pallati me Shigjeta, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetase ende e paidentifikuar, rreth moshës 35 vjeçe.

Mësohet se e reja ka rënë nga lartësia e katit të katërt të pallatit me shigjeta.

Nuk ka konfirmime nëse vdekja erdhi në kushtet e vetëvrasjes.

Në vendngjarje që shihni në galeri u mblodhën shumë njerëz dhe forca të rendit.

Policia tha se grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ditët e fundit ka një shtim serioz të flijimit të moshave të reja në Tiranë. Dje një 29 vjeçar u vetëdogj me benzinë kurse dy ditë më parë një djali i ri i dha fund jetës. Gjatë javës një tjetër rast vetëflijimi ka ndodhur në Tiranë.