Ballina Showbiz Çfarë mendojnë meshkujt për femrat

Çfarë mendojnë meshkujt për femrat

Meshkujt mendojnë se femrat:
Janë shumë të ndjeshme: Femrat dhe meshkujt kanë qëndrime të ndryshme në lidhje me marrëdhëniet e dashurisë. Femrat i japin rëndësi afërsisë emotive, ndërsa meshkujt tentojnë të jenë më praktikë e racionalë.

Janë kontradiktore: Meshkujt janë konfuzë me femrat, sepse sipas tyre ato nuk shprehen qartë. Nëse një mashkull pyet: “Çfarë ka që nuk shkon?”, femrat në përgjithësi përgjigjen me: “Asgjë me rëndësi! “, që në të vërtetë e bën akoma edhe më shumë konfuze e të paqartë marrëdhënien.

Janë të fiksuara pas paraqitjes së jashtme: Meshkujt akoma nuk arrijnë ta kuptojnë se si është e mundur që femrat të harxhojnë kaq shumë kohë për t’u përgatitur nëse u duhet të dalin. Qëndrojnë me minuta të tëra për të rregulluar flokët, për t’u grimuar etj.

U pëlqen të flasin pa pushim për marrëdhënien: Femrat, sipas meshkujve, kanë nevojë ta diskutojnë marrëdhënien e tyre dhe kjo gjë i lodh ata. Sipas tyre, femrat nuk duhet t’i lodhin me biseda të gjata e të panumërta në lidhje me marrëdhëniet e tyre, pasi jeta duhet marrë ashtu siç vjen.

Adhurojnë blerjet: Nuk ngopen në blerje e shpenzime të shumta dhe lista e gjërave që kërkojnë të blejnë është super e gjatë.

Nuk kënaqen kurrë: Edhe pse ju mendoni t’i bëni surpriza, të dilni së bashku, të shkoni në një festë me të tjerë, një femër për ju është gjithnjë një stres dhe lodhje, për aq kohë sa e prisni me orë të gjata që ajo të bëhet gati. Janë kritike dhe u mbetet hatri shpejt!

Janë xheloze: Mjafton t’u përmendësh një emër femre dhe xhelozia shfaqet menjëherë në sytë e tyre. Nuk shterojnë nga pyetjet e shumta, në kontrollin e gjërave të panevojshme dhe në monitorimin e përhershëm të telefonit.