Ballina Kuriozitete Çfarë i ndodh trurit kur partneri ju zë duke e tradhtuar?

Çfarë i ndodh trurit kur partneri ju zë duke e tradhtuar?

Sipas ekspertëve, ka shumë mënyra të reja për të mashtruar. Studimet e fundit thonë se sjellja në rrjetet sociale është shkaktare e rreth 15 për qind të divorceve, shifër e cila nuk është shumë befasuese kur e kemi parasysh faktin se 58 për qind e njerëzve e dinë fjalëkalimin e telefonit dhe llogarisë së Facebookut të partnerit/es.

Ndërkaq, 76 për qind e grave vlerësojnë se mesazhet flirtuese janë tradhti, ndërsa kjo përqindje te burrat është 59. Me një fjalë, pëlqimi i fotografisë së dikujt në Instagram është i barabartë me një marrëdhënie intime. Sidoqoftë, a janë metodat e vjetra të tradhtisë ende të gjalla dhe funksionale?

Një vajzë 26-vjeçare, Nadia nga Nottinghami, thotë se i dashuri i saj i’a zbuloi tradhtinë përmes aplikacionit “Tinder”. “Isha duke përgatitur ushqim, kur ai arriti ta hapte telefonin tim. U mbyll në banjo dhe e rishkarkoi aplikacionin Tinder, me ç’rast e zbuloi se kisha pasur kontakte në të kaluarën. Kur e pashë se çka ka ndodhur, mbeta pa fjalë. Nuk mund ta mbroja veten. Faktet i kishte në dorë, prandaj u ndamë menjëherë, shkruan “Vice”.