Çfarë i ndodh trupit nëse bëjmë të njëjtat ushtrime çdo ditë?

90

Nëse je në grupin e njerëzve dembelë, do ta kesh të vështirë të ndryshosh rutinën çdo mëngjes, edhe kur ndeshesh me presionin e disa kileve të shtuara. Madje, mund të jetë mrekulli të ngrihesh nga krevati me zilen e parë apo jo? Po dhe jo. Sepse, ndërsa ndryshimet janë të vështira kur rutina të duket aq e ëmbël, mund të gjesh diçka që të përshtatet shpejt dhe… pse të mos provoje?

Një regjim i njëjtë ushtrimesh për një kohë të gjatë, është në thelb, një gjë mjaft e mirë. Ndoshta je mësuar që çdo mëngjes të vraposh për disa minuta dhe me këtë ta “shlyesh” detyrën sportive ndaj trupit.

Këtu ka një lajm të mirë. Sipas ekspertëve, nuk është e domosdoshme të ndryshosh ushtrimet fizike për të pasur më shumë rezultate. Por ata sugjerojnë që ushtrimet duhet t’i ndjekësh sipas formulës F.I.T.T. (frekuencë, intensitet, kohë, lloj)

Ka një marrëveshje! Vazhdo të bësh ushtrimet që do, por sigurohu që të respektosh këto rregulla:

Frekuenca

Pompa, pompa! Nëse zakonisht bën 3 herë në javë, pse nuk provon të bësh 4? Vendose trupin para një sfide të re duke rritur frekuencën.

Intensiteti

Ushtrohu më fort! Vrapo më shpejt!

Së pari, mëso cila është përqindja e normës maksimale të zemrës që mund të arrish përmes ushtrimeve. Gjatë stërvitjes mund të matësh impulsin për 60 sekonda për të gjetur numrin e rrahjeve në një minutë. Ky numër përkon me normën maksimale të zemrës, e cila ka tendencë të rritet deri në 5 %.

Koha

Kjo është lehtësisht e kuptueshme. Mjafton të rrisësh edhe më shumë kohëzgjatjen e ushtrimeve. Nëse zakonisht bën ushtrime për 45 minuta, përpiqu të shtosh edhe 15 të tjera, deri në 60.

Lloji

Mirë apo keq, të gjithë kanë nevojë ta ndryshojnë nga pak rutinën. Mundohu të bësh më shumë ushtrime kardio në një mënyrë tjetër, të paktën një herë në javë. Për vetëm një ditë mund ta bësh.

Paç fat!/Class