Ballina Shëndetësi Çfarë duhet të bëni për shëndetin dhe lodhjen e syve

Çfarë duhet të bëni për shëndetin dhe lodhjen e syve

Shikimi është një proces shumë i rëndësishëm që kërkon të paktën 50% të funksioneve të trurit.

Shikimi vështirësohet dhe dobësohet me kalimin e viteve por, edhe qëndrimit me orë të tëra përpara kompjuterit ose televizorit.

Megjithatë, ai mund të forcohet nëpërmjet disa ushtrimeve të thjeshta të cilat duhen bërë patjetër nëse ju lodhen sytë vazhdimisht.

Fokusi afër dhe larg

Vendoseni gishtin e madh në një distancë prej 25 cm përpara syve dhe përqendrohuni tek ai për 10-15 sekonda.

Fokusohuni tek një objekt që ndodhet larg 5-6 metra dhe mbajeni shikimin aty për 10-15 sekonda. Më pas fokusohuni tek një objekt akoma më të largët për 15 sekonda të tjera.

Lëvizja e syve në anë

Shikoni me bisht të syrit pa lëvizur kokën, një herë në të majtën dhe një herë në të djathtën. Lëvizeni beben në çdo anë për 5 herë dhe këtë ushtrim përsëriteni pesë herë rradhazi.

Shikimi lart dhe poshtë

Shikoni lart dhe poshtë dhe ruani fokusin. Lëvizini sytë 5 herë lart dhe poshtë me alternime. Këtë ushtrim duhet ta përsërisni tre herë.

Lëvizja rrethore e syve

Rrotullojini sytë pesë herë sipas akrepave të orës dhe kundër tyre. Përsëriteni këtë ushtrim tre herë.

Pulitja e syve

Pulitini sytë shpesh, 10-15 herë në një minutë. Këtë ushtrim duhet ta përsërisni për 2 minuta.

Mbulimi i syve

Uluni në një dhomë të errët dhe mbulojini sytë me pëllëmbët e duarve.Merrni frymë thellë dhe ndihuni rehat në errësirë.

Ky ushtrim nevojitet për të qetësuar nervin optik dhe duhet bërë për 5 minuta.

Këshilla të tjera

Nëse kaloni shumë orë përpara kompjuterit, ju rekomandojmë të lëvizni çdo 20 minuta dhe të fokusoni sytë tek një objekt që ndodhet 5-6 metra larg jush.

Mbajini sytë për 20 sekonda në këto objekte të largëta.

Maskë e shëndetshme për sytë

Përzieni një lugë gjelle me karrota të grira në rende, një të bardhë veze dhe një lugë çaji me xhel të aloe verës.

Masën e përzier mirë vendoseni në pjesën e poshtme të syve dhe mbajeni për 30 minuta.