“Çfarë bëri Turi?”, Shahini i kthen më në fund përgjigje kritikave mbi pyetjen e provimit të maturës

64

Pas provimeve të Maturës Shtetërore, maturantët e pakënaqur zhvilluan disa protesta për të kundërshtuar rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe.

Një ndër pyetjet që u bë virale në rrjetet sociale e mori shumë kritika ishte ajo që kishte të bënte me “Turin”. Ironikisht në rrjete sociale u shkruan edhe fraza të tipit: “Çfarë bëri Turi se më iku truri!”

Në kohën e protestave ministrja Shahini nuk ka reaguar në lidhje me këtë pyetje, por ajo ka vendosur të ktheje përgjigje sot duke i sqaruar “kritikëve” se ndryshe nga ta në Shqipëri ka maturantë “të mirëarsimuar”.

“Për të gjithë ata që akoma pyesin se “Çfarë bëri Turi?”, dua t’ju rikujtoj se janë rreth 12 mijë maturantë (17-18 vjeçarë) që e kanë dhënë përgjigjen e saktë në këtë pyetje.

Pra, gjithandej në Shqipëri ka të rinj më mirë të arsimuar se sa ata që po përpiqen të kritikojnë reformat e PS-së në arsim”, shkruan Shahini.