Ballina KULTURË Çështja “Durmishaj”, zbulohet lëvizja e fundit e grekëve

Çështja “Durmishaj”, zbulohet lëvizja e fundit e grekëve

Siç të gjitha gjasat tregojnë duket se Fiorin Durmishaj tashmë ka zgjedhur të përfaqësojë Kombëtaren greke.

Media greke “In,gr”, zbulon se sulmuesi shtatlart është duke përshpejtuar të gjitha procedurat që të marrë dritën jeshile nga Federata greke dhe të vihet në dispozicion të trajnerit Angelos Anastasiadis.

Flitet se njerëz të sulmuesit vlonjat ishin të pranishëm në zyrat e Federatës Greke të Futbollit. Procedurat po përshpetojnë deri në atë pikë që ai të kapë ndeshjet e marsit, por është shumë e vështirë që të arrihet ky objektiv.

Lajmin se Durmishaj mund të luajë për Greqinë e ka përhapur vet trajneri i Kombëtares, ditën e djeshme.

Problemi për grekët tashmë nuk është të bindin lojtarin, pasi ai do që të luajë me Greqinë, por FSHF, që duhet të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm, kjo pasi ai ka luajtur me Shpresat e vendit tonë.

Pra problemet burokratike janë ato që pengojnë Durmishajn të luajë për fqinjët.