Ballina Aktualitet Cërrik, makina përplas 6-vjeçarin

Cërrik, makina përplas 6-vjeçarin

Një aksident ka ndodhur në Cërrik ditën e sotme ku një djalë 6-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ndodhi në rrugën Elbasan-Cërrik, në fshatin Kuqan, ku shtetasi S.L., 46 vjeç, banues në Gramsh, duke drejtuar mjetin tip “Iveko”me targa AA 449 NU, ka aksidentuar shtetasin e mitur K.T., 6 vjeç, banues në fshatin Hysgjokaj, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisaritin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon pēr zbardhjen e shkakut të aksidentit.