Ballina Aktualitet Cërrik, akuzohet për korrupsion kryeinfermjerja

Cërrik, akuzohet për korrupsion kryeinfermjerja

Një 50-vjeçare me detyrë kryeinfermjere pranë Shtëpisë së Mbështetur “Jeta” në Cërrik, një institucion ky në varësi të Spitalit Psikiatrik në Elbasan, është ndaluar nga Policia e Shtetit. Në pranga ka përfunduar Shpresa Tollumi, pasi akuzohet për korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Sipas njoftimit nga Policia e Shtetit, ndalimi i saj është bërë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan ka urdhëruar ndalim të mënjëhershëm të saj për veprën penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funskione publike.