CEOWORLD nxjerr raportin, ja vendet më të shtrenjta për të jetuar/Shqipëria ia kalon Serbisë

73

Zvicra, vendi më i shtrenjtë në botë për të jetuar, kështu thuhet në raportin e rvistës CEOWORLD.

Pas saj Norvegjia, e pasuar nga: Islanda, Japonia, Danimarka, Bahamas, Luksemburgu, Izraeli, Singapori dhe Koreja e Jugut.

Vlerësimi bazohet në disa shpenzime për jetesën, përfshirë:

-strehimin,

-veshmbathjen,

-ushqimet,

-internetin,

-transportin dhe ngrënien jashtë.

Këto të dhëna pastaj futen në një indeks, duke përdorur Nju Jorkun – qytetin më të shtrenjtë në botë – si pikë reference.

Në listën prej 132 vendesh, Shqipëria renditet në vendin e 95 duke qenë më e shtrenjtë se  Serbia e cila gjendet në vendin e 98.

Kosova renditet e 124-ta në 132 vende duke e evidentuar si ndër vendetmë të lira në kosto jetese.

Sipas kësaj liste, vendet më të përballueshme për jetesë janë: Pakistani, Afganistani, India, Siria, Uzbekistani, Kirgizia dhe Tunizia.