Ceka del në publik pasi kaloi COVID-19:”Kurimin e bëra vetë, shteti nuk u interesua”, tregon sa para shpenzoi për kurën

54

Neritan Ceka, i njohur si arkeolog, por edhe politikan ka dalë për herë të parë në publik pasi i ka shpëtuar COVID19.

Ceka ka deklaruar se kjo eksperiencë e ka bërë atë më solidar si dhe shpjegon se sa i kushtuar të kurohet për të shpëtuar nga koronavirusi.

“Covidi është vetmi, interesimi i njerëzve të ndihmon”, tha ai.

Ceka tregon se COVID-19 është një sëmundje e vështirë për t’u kaluar. Ai thotë se është ndjerë i braktisur nga shteti dhe se mendon për pensionistët që nuk kanë mundësi të përballojnë kostot e larta të kurimit në shtëpi.

“Gjithë trajtimin e bëmë vetë, kushton 5 mijë euro”, shtoi ndër të tjera Ceka.

Ceka thotë deri sot askush nuk është interesuar për shëndetin e tij dhe të bashkëshortes. “Nuk na dhanë recete, i morëm ilaçet pa recetë”, pohoi arkeologu në një intervistë televizive.