Ballina Ekonomi / Biznes CDU, Henze: Investitorët evropianë nuk vijnë sepse nuk kanë siguri

CDU, Henze: Investitorët evropianë nuk vijnë sepse nuk kanë siguri

Martin Henze, kryetari i komisionit të transportit në CDU-në Gjermane u shpreh se mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe zbatimi i ligjeve dhe rregullave fiskale janë një pengesë për kompanitë perëndimore pavarësisht interesit.

“Si mund të investojnë kompanitë e huaja kur nuk ka infrastrukturë. Nuk ka rregulla të qarta. Gjykata Kushtetuese nuk funksionon? Çfarë prisni nga investitorët francezë e gjermanë? Nuk mund ta rregullojë BE këtë ngërc duhet ti përmiresoni ju. Nëse e shihni që në Shqipëri nuk po vijnë kompani europiane e keni ju fajin. Nëse do krijohet besim dhe rregulla atëherë patjetër do ketë ndryshim të gjendjes sepse di konkretisht kompani të interesuara,”- u shpreh Henze.

Gjithashtu ai shtoi edhe se përsa i përket konçesioneve PPP, sugjeron që të bëhen vlerësime të imtësishme për projektet dhe të tregohet kujdes.