Ballina Aktualitet Ç’do ndodhë më 30 qershor? Rama: Mund të ketë fenomene sporadike…

Ç’do ndodhë më 30 qershor? Rama: Mund të ketë fenomene sporadike…

Nga Tropoja ku kërkoi votën për kandidatin e Partisë Socialiste, kryeministri Rama i ftoi të gjithë të marrin pjesë në votime, pasi nuk do të ndodhë asgjë, përveç disa fenomeneve sporadike, siç i quajti ai.

“Në zgjedhje nuk do ndodhë asgjë. Mund të ketë fenomene sporadike, se budallenj që shkojnë në burg për Lulin e fallxhoren vazhdon të ketë. Ca të bësh, ata do mbeten burgjeve dhe ta dinë që do kenë vetëm përballje me ligjin”,- tha Rama.

Kryeministri Rama nuk nguroi të merret edhe me kundërshtarët e tij politikë. Dekretin e Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve ai e quajti shpikje, ndërsa ironizoi sërish kryedemokratin Basha.

“Ju e dini se takimet i lë në tetë ai, se në drekë fle gjumë ai. Nuk e prish gjumin për asnjë revolucion”,- tha ai.