Ballina Showbiz Cardi B: Kam kaq shumë presion dhe ankth

Cardi B: Kam kaq shumë presion dhe ankth

Cardi B po ndjen shumë presion dhe ankth për publikimin e albumit të saj të dytë.
Reperja pranoi se është shumë nervoze për këngët e reja që do regjistrojë, pasi të gjitha pjesët e albumit të saj ‘Invasion of Privacy’ u vlerësuan shumë nga Recording Industry Association of America (RIAA).

Pasi dëgjoi lajmin ajo shkroi në një postim në Twitter: ‘Jam e lumtur që albumi im është mahnitës, por kam kaq shumë presion dhe ankth. Shkaku është se duhet të godas akoma më shumë me albumin e dytë.”