Ballina LAJME Caktohet data për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Caktohet data për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Është caktuar data e mbledhjes për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, një nga organizmat kryesorë të Reformës në Drejtësi.
Me urdhër të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, në datën 11 dhjetor 2018 do të mbahet mbledhja për përzgjedhjen e anëtarëve të KLP-së.
Më herët Prokuroria e Përgjithshme publikoi listën me kandidatët për KLP, e përbërë prej 19 prokurorësh që me sukses arritën të kalojnë proçesin e rivlerësimit.

Lista me kandidatët:
1. Anila Leka – Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme
2. Kostaq Beluri – Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
3. Ramadan Troçi – Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
4. Luan Kaloçi – Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë
5. Bujar Hoti – Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës
6. Arben Dollapaj – Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër
7. Besa Nikehasani – Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër
8. Adriatik Cama – Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
9. Antoneta Sevdari – Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
10. Arben Nela – Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
11. Dritan Rreshka – Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
12. Shpetim Kurti – Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
13. Besnik Muci – Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda
14. Gentian Osmani – Prokuror pranë Gjykatës për Krimet e Rënda
15. Besnik Cani – Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan
16. Elsion Sadiku – Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë
17. Dritan Prenci – Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës
18. Arta Marku – Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër
19.Vatë Staka – Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër