Ballina Aktualitet Bypass i Jugut, ARRSH devijon qarkullimin në Gjirokastër-Tepelenë-Tiranë

Bypass i Jugut, ARRSH devijon qarkullimin në Gjirokastër-Tepelenë-Tiranë

Duke nisur nga dita e sotme, trafiku i automjeteve do të pësojē njē tjetēr devijim pēr shkak tē punimeve qē do tē nisin pēr ndërtimin e Bypass-it të Jugut.

ARRSH ben me dije per te gjithe perdoruesit e rruges, se nga sot “trafiku i automjeteve për rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë-Tiranë (Sh4) do të zhvendoset në qytet”.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Prej datës 20 shkurt 2019, trafiku i automjeteve për rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë-Tiranë (Sh4), si shkak i punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Jugut, do të zhvendoset në qytet.

Kalimi i i automjeteve, do të vijojë sipas përcaktimit të kryer nga ARRSH dhe Bashkia Tepelenë, përgjatë gjithë aksit rrugor të markuar me vijat e verdha dhe sinjalizuese.

Me këtë rast ju njoftojmë se çdo automjet i ndaluar, apo i parkuar përgjatë këtij aksi duhet të shmang qëndrimin, në rast të kundërt do të ndëshkohet sipas rregullave të Kodit Rrugor!