Buxheti i Kosovës për vitin e ardhshëm 2.4 miliardë euro, ekonomia do të tkurret për 6.7%

35

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2021, që do të jetë 2.4 miliardë euro ose 200 milionë euro më pak se buxheti i këtij viti. Është paralajmëruar se ekonomia mund të tkurret me 6.7 për qind, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka prezantuar në Qeverinë e Kosovës Projektbuxhetin për vitin 2021.

Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro dhe sipas Bajramit e ka marrë edhe miratimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ajo gjatë prezantimit ka thënë se parashikimet janë që në vitin 2021 të ketë rritje ekonomike mbi 5 për qind.

“Jemi duke u përballë me një sfidë të pazakontë dhe nuk kemi arritur t’i adresojmë të gjitha kërkesat e ministrive. Dokumenti reflekton synimet kyçe, që janë beteja me pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike pasi ajo të kalojë”.

Ministrja Bajrami ka paralajmëruar se ekonomia mund të tkurret për 6.7 për qind, shkaku i pandemisë COVID-19.

“Ekonomia pritet të tkurret mbi 6.7%, efekti negativ i pandemisë mendohet që ka arritur kulmin. Gjatë vitit 2021 ekonomia e Kosovës pritet të rritet me një normë reale mbi trendin e vet historik mbi 5.3%. Megjithatë, parashikimet janë të rrethuara me pasiguri të larta, skenari varet nga faktorët mbi shëndetin publik. Kontributi kryesor pritet të vejnë nga eksporti”, ka deklaruar Bajrami.

Ajo ka thënë se në vitin e ardhshme pritet dinamikë më e shpejtë e ekzekutimit të investimeve.

“Gjatë vitit 2021 pritet dinamikë më e shpejtë e ekzekutimit të investimeve publike. 1 miliard e 886 milionë euro të hyrat totale. Do të ketë rritje prej 5.5 për qind për dallim me vitin 2020”.

Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro ose 200 milionë euro më pak se buxheti i sivjetmë.

Ky projektbuxhet mori të gjitha votat e kabinetit qeveritar.  I njëjti pritet  që të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për miratim në lexim të parë, e pastaj  dhe në të dytin.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, tha se për të gjitha parashikimet e bëra për këtë projekt-buxhet ka pasiguri për shkak të pandemisë dhe rrethanave që mund të krijohen.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi ka thënë se gjatë procesit është bërë gabim teknik ku janë larguar disa projekte.

“Mendoj që është bërë  gjatë procesit një gabim teknik sepse jemi dakorduar disa projekte me ministrinë tonë por janë hekur. Projektet janë të ndërmarrjeve regjionale të ujërave.

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni ka thënë se vitin e ardhshëm FSK-ja pret mbi 400 kandidat.

“FSK-ja vitin e ardhshëm do të pranojë mbi 400 kandidat she ato kapin vlerën prej 2.4 milionë euro dhe besoj që kjo do të adresohet”.

Mirëpo ministrja Bajrami ka thënë se për këtë propozim nuk ka ndonjë burim, ajo ka kërkuar nga ministri Quni të gjej ndonjë burim në ministrin e mbrojtjes

Kryeministri Avdullah Hoti u shpreh i lumtur për votimin e projekt-buxhetit,  duke thënë se është përmbyllur një çështje shumë e madhe.

Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro ose 200 milionë euro më pak se buxheti i këtij viti.monitor