Ballina Aktualitet Buxheti i bujqësisë, kryeministri Rama: Kemi dyfishuar eksportet ushqimore

Buxheti i bujqësisë, kryeministri Rama: Kemi dyfishuar eksportet ushqimore

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me banorët, në fshatin Ibë të Tiranës ku foli për Buxhetin e Bujqësisë.

Rama u shpreh së që nga marrja e qeverisë prej tij janë dyfishuar eksportet bujqësore dhe gjithashtu foli gjithashtu foli edhe për programin “100 Fshatrat” për të cilin tha se do të nisë materializimi konkret i projektit.

“Kur ne filluam punën, ne kemi dyfishuar eksportet bujqësore. Është një shifër që flet qartë për ata cinikët që nuk e dinë fare se ça ndodh në hapësirën e fshatit shqiptar. Për herë të parë këtë vit, importet ushqimore nuk janë rritur. Kjo tregon se prodhimi vendas po rritet dhe po mbulon çdo vit e mëshumë nevojën për ushqime. Së dyti, vitin që vjen do të kemi një buxhet në mbështetje të bujqësisë, që është më shumë se sa vitet e qeverisë së mëparshme të marrë sëbashku,”- u shpreh më tej kreu i qeverisë gjatë takimit.