Ballina Aktualitet Buxheti i arsimit 2019, kryeministri Rama: Çfarë do të ndodhë me arsimin

Buxheti i arsimit 2019, kryeministri Rama: Çfarë do të ndodhë me arsimin

Gjatë fjalimit të mbajtur në prezantimin e buxhetit të arsimit 2019 në Tiranë, kryeministri Edi Rama u shpreh se rritja e pagave për mësuesit dhe punonjësit e arsimit do të jetë me shtatë përqind, dhe se në vitin 2019 do kemi 940 mësues ndihmës për fëmijët me nevoja të veçanta, e do dhjetëfishohet numri i oficerëve të policisë në shkolla për të garantuar sigurinë.

“Rezultatet në vijim duhet të jenë konstante dhe kuptimplota. Disa shifra janë të nevojshme edhe pse nuk dua të lodh njeri. Krahasuar me 5 vite më parë, buxheti i arsimit është rritur rreth 66%. A është një shifër e mjaftueshme? Asnjëherë nuk është e mjaftueshme ajo që bëjmë për arsimin për një vend si Shqipëria që është në zhvillim. Është një shifër kuptimplotë. Ne do rrisim pagën e punonjësve të arsimit. Do përfitojnë  100% të gjithë punonjësit arsimit. Rritja e pagës do ti kushtojë buxhetit të shtetit 10 mijë dollarë që do shkojnë në familjet e mësuesve dhe arsimit para universitar në tërësi. Një rritje me 7%,” – u shpreh ai.