Ballina Aktualitet Buxheti 2019, parashikohen 11 përqind më shumë investime për bashkitë

Buxheti 2019, parashikohen 11 përqind më shumë investime për bashkitë

Investimet publike që do të shkojnë për bashkitë e vendit do të të rriten me 11 përqind më shumë fonde sesa ato të vitit 2018.

Për të tretin vit radhazi, mbështetja për Reformën Administrativo-Territoriale dhe reformat e decentralizimit do të vazhdojë, duke shtuar nivelin e investimeve dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

Kjo do të thotë se për vitin 2019, burimet e financimit të vetëqeverisjes vendore do të rriten me rreth pesë miliardë lekë ose 11 përqind më shumë se sa ato të vitit 2018.

Ndërkaq, ndër masat më të rëndësishme që do të merren janë ato që lidhen me miratimin dhe zbatimin rigoroz të ligjit për financave të vetëqeverisjes vendore, reformën për taksën e ndërtesave me ngritjen e strukturave të posaçme dhe krijimin e kadastrës fiskale.