Ballina Aktualitet Buxheti 2019, ministri Ahmetaj: Rritje page për 65 mijë të punësuar

Buxheti 2019, ministri Ahmetaj: Rritje page për 65 mijë të punësuar

Rreth 65 mijë të punësuar do të përfitojnë rritje page gjatë vitit të ardhshëm.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, ka shpjeguar se cilat do të jenë kategoritë që do të përfitojnë rritje page, nga 7% deri në 20%.

Sipas ministrisë së Financave, sektori i shëndetësisë do të përfitojë rritje page nga 7% deri në 10%.

Sektori i arsimit do të përfitojë një rritje prej 7% për vitin e ardhshëm ndërsa deri në fund të mandatit, arsimtarët do të kenë një rritje page deri në 40%.

Buxheti 2019 mbështet edhe Ministrinë e Mbrojtjes ku disa sektorë do të përfitojnë një rritje page deri në 19% ndërsa punonjësit e policisë së burgjeve deri në 7%.

Sipas ministrisë së Financave, për vitin e ardhshëm rritje pagash do të kenë edhe diplomatët me mbi 20% të pagës.