Ballina Aktualitet Buxheti 2019, eksperti i financave: Qëllimi, stabilizimi i ekonomisë

Buxheti 2019, eksperti i financave: Qëllimi, stabilizimi i ekonomisë

I ftuar në një emision televiziz, drejtori i politikave fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera ka komentuar duke treguar strategjitë e investimeve që parashikon buxheti i vitit 2019.

Ai deklaroi se ky buxhet do të ndikojë në rritjen e investimeve në shumë sektorë, duke përfshirë shëndetësinë, arsimin, bujqësinë si dhe në shëndetësi. Sipas tij, qëllimi parësor në politikat buxhetore është fakti për ta mbajtur ekonominë të stabilizuar përmes uljes së borxhit publik dhe rritjes së investimeve.

“Buxheti është një ngjarje shumë e rëndësishme në ngjarjet dhe jetën e qeverisë dhe planifikon financat e vitit pasardhës, sepse parashikon fusha të ndryshme. Ky buxhet është i ekuilibruar. Nga pikëpamja cilësore ai ndikon në stabilizimin e financave të shteti. Rritja ekonomike parashikohet në 4,3 përqind.

Ai është i rëndësishëm, sepse do të ulë borxhin publik. Ai stimulon investimet publike, sepse kjo ndikon në pjesën e ofertës dhe kërkesës. Jemi të kënaqur me të hyrat në buxhet , nga 24-28 përqind. Është rritur miradministrimi tatimor,” – tha ai.

“Buxheti i 2019 synon përshpejtimin e rritjes së ekonomisë dhe përmirësimin e shërbimit të qytetarëve. Reforma në drejtësi është e rëndësishme, sepse ajo ka nevojë për fonde dhe ne e kemi financuar. Reformat administrative-territoriale, fiskalizimii, reforma e ujit dhe ne po hartojmë politika fiskale, që bazohet në taksim të ndershëm. Motorë të nxitjes së ekonomisë 87 miliardë lekë që priten të investohen, në rrugë, në bujqësi,” – shtoi më tej Lera.