Ballina Ekonomi / Biznes Bushati, Shqipëria synon të marrë kryesinë e OSBE në 2020

Bushati, Shqipëria synon të marrë kryesinë e OSBE në 2020

Diplomacia shqiptare ka nisur të gjitha lëvizjet për të bërë të mundur marrjen e kryesimit të OSBE-së në vitin 2020.
Ministri i Jashtëm për Evropën, Ditmir Bushati, gjatë diskutimit të buxhetit të vitit të ardhshëm në Komisionin parlamentar të Integrimit theksoi dhe angazhimin për rritjen e ndikimit në rajon.

Por për këtë ai u shpreh se duhen edhe më shumë fonde.

“Fakti që kemi rritje cilësore të buxhetit ka të bëjë me aspiratën tonë për të drejtuar OSBE në 2020. Në rast se dop të ketë konsensus, automatikisht Shqipëria që në 2019 përfshohet në trojkën e drejtimit të OSBE” u shpreh Bushati
Në diskutim u bë i ditur dhe projekti për pajisjen me viza për të huajt përmes aplikimit online.

“Shtetasit e huaj që dëshirojnë të vizitojnë Shqipërinë do të kenë mundësi që të marrin vizën në mënyrë elektronike,” përfundoi ai.

Një tjetër kërkesë që prej shumë kohësh është kërkuar nga diplomatët që ushtrojnë detyrën jashtë për rritjen e pagave pritet të plotësohet në vitin 2019 me një rritje rreth 20%.