Zhduket nëna së bashku me 3 fëmijët e mitur në Tiranë.
Një 43 vjeçare, së bashku me 3 fëmijët e saj të mitur, është larguar nga banesa një ditë më parë dhe nuk është kthyer sërish.
Ka qenë babai i tre fëmijëve, shtetasi E. Z., 43 vjeç, i cili ka bërë denoncimin në polici.
Burime policore pohuan se shtetasi E. Z., 48 vjeç ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, bashkëshortja e tij, shtetasja A. Z., 43 vjeçe, së bashku me 3 fëmijët e mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.