Ballina Aktualitet Burri godet me thikë bashkëshorten në Krujë, shpallet në kërkim

Burri godet me thikë bashkëshorten në Krujë, shpallet në kërkim

Një 43-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Krujë pasi goditi me thikë bashkëshorten.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit për motive të dobëta.

37-vjeçarja A. GJ., u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit G.Gj., 43 vjeç, pasi dyshohet se në orët e para të mëngjesit ky shtetas, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij shtetasen A.Gj.,37 vjeçe,banuese në Fushë Krujë, e cila u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve,”-raporton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Krujë për veprime të mëtejshme.