Ballina Aktualitet Burrel, zjarrvënia në pyje, procedohen penalisht tre persona

Burrel, zjarrvënia në pyje, procedohen penalisht tre persona

Policia e Shtetit ka proceduar penalisht tre persona, të cilët dyshohen se janë përgjegjës për vënien e zjarreve në Bulqizë dhe në Burrel. Konkretisht, për këtë vepër penale janë proceduar shtetasit S. T., 17 vjeç, A. S., 16 vjeç dhe H. Z., 43 vjeç.

Mësohet se dy adoleshentët janë autorë të dyshuar të zjarrit të rënë në Kongrazhd, ndërsa shtetasi H. Z. dyshohet si autor i dyshuar i zjarrit pranë rrugës në Fushë-Bulqizë.

Të tre personat, në dy vende të ndryshme, dyshohet se nga pakujdesia dhe duke dashur të djegin ferra e barishte në tokat e tyre, i kanë dhënë shkak përhapjes së flakëve ku, si pasojë, janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.