Ballina Aktualitet Burrel, në pranga 27-vjeçari, sulmoi me thikë bashkëmoshatarin

Burrel, në pranga 27-vjeçari, sulmoi me thikë bashkëmoshatarin

Një 27-vjeçar nga Burreli mbeti i arrestuar nga policia vendase, si i dyshuar për plagosje të rëndë me dashje, por edhe për prodhim, mbajtje pa leje, apo shitblerje të armëve të ftohta.

Policia e kapi në flagrancë personin në fjalë, me inicialet E.K., pasi në vendin e quajtur “kryqëzimi i Koliqit” ka plagosur me thikë për motive të dobëta një 28-vjeçar. Ky i fundit, M.I., është transportuar për në Spitalin e Burrelit, e gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të të riut nga Burreli i kanë kaluar tashmë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Matit për procedurat e mëtejshme.