Ballina Aktualitet Burrel, Ilir Kupa, “babagjyshi” i akuzuar për grabitje, organizator i protestës në...

Burrel, Ilir Kupa, “babagjyshi” i akuzuar për grabitje, organizator i protestës në burg

Tashmë, të 18 të burgosurit, të cilët organizuan grevën e urisë në burgun e Burrelit, janë transferuar në burgje të tjera të vendit. Ndërkohë, burimet jozyrtare bëjnë të ditur se Ilir Kupa, “babagjyshi” i dënuar për grabitjen spektakolare me armë në qendrën tregtare TEG në Tiranë, ka qenë edhe organizatori i protestës dhe më pas grevës së urisë në burgun e Burrelit.

Për grevën e urisë reagoi edhe Avokati i Popullit, ndërsa drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Stefan Çipa, pasi ka parë nga afër kushtet, është shprehur se gjendja nuk është normale dhe se situata duhet të ndryshojë.