Burrel/ Goditet një aktivitet në fushën e lojërave të fatit, dy të proceduar penalisht

55

Goditet një rast i aktivitetit të kundraligjshëm në fushën e lojrave të fatit në Burrel.

Burime zyrtare bënë me dije se jane sekuestruar 7 pajisje elektronike, ndërsa është proceduar penalisht pronari i lokalit, shtetasi me inicialet U. P. Këto pajisje u gjetën në qytetin e Burrelit, ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundraligjshëm i lojrave të fatit.

Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi U. P., 30 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”.