Ballina Aktualitet Burrel, aksident rrugor, humb jetën drejtuesi i automjetit

Burrel, aksident rrugor, humb jetën drejtuesi i automjetit

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën kombëtare Baz-Burrel. Si pasojë e aksidentit mësohet të ketë humbur jetën shtetasi Besim Daçi, rreth 40 vjeç.

Punonjësit e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Paraprakisht mësohet se nuk ka pasur përplasje automjetesh, por, për arsye që ende nuk janë qartësuar, automjeti që drejtohej nga shtetasi Besim Daçi ka dalë nga rruga. Si pasojë e goditjeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën.