Ballina Kuriozitete Burrat ‘piqen’ në moshën 54 vjeçare

Burrat ‘piqen’ në moshën 54 vjeçare

Kërkuesit në SHBA prezantuan një studim, pas të cilit dolën në përfundimin se burrat ‘piqen’ vetëm kur shkojnë 54 vjeç.
Për këtë studim, u vëzhguan 1000 burra, duke marrë në konsideratë stilin e tyre të jetës, zakonet dhe jetën e tyre profesionale.

Zbulimi, i publikuar nga e përditshmja “Telegraph”, ka evidentuar që, vetëm në moshën 54 vjeçare, burrat ndihen totalisht të sigurt dhe të vendosur, për ta shijuar jetën si ‘të rritur’. Kërkimi sugjeron që kjo i ndodh burrit të këtyre kohërave, i cili kërkon më shumë kohë për të arritur këtë stad dhe kjo për shkak të presioneve që ushtron jeta moderne, siç janë :situata finaciare dhe prindërimi i vonë.

Sipas studimit, pasiguritë e lidhura me paraqitjen fizike, me situatën financiare dhe me probleme specifike, pengojnë pjekurinë e shumë burrave, të cilët nuk përballen drejtpërdrejt me problemet e tyre dhe vazhdojnë të sillen shpesh si adoleshentë.
Burrat kanë theksuar se frika që kanë për të mos patur një shtëpi të tyren, humbja e flokëve dhe i gjithë procesi i plakjes, bëhet pengesë për shumicën prej tyre, për të ecur përpara.