Burgu i Peqinit shndërrohet në vatër COVID-19, 2 drejtues e 13 punonjës pozitivë për 72 orë

47

Burgu i Peqinit po kthehet në vatër koronavirusi. Nga tamponët e kryer 72 orët e fundit të pakten 15 punonjës të këtij institucioni kanë rezultuar pozitivë.

Mes tyre dy drejtues, ndërsa pjesa tjetër punonjës.

Mes tyre janë dy drejtues dhe pjesa tjetër punonjës të burgut.

Sipas të dhënave, në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 121 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19.

19 ndodhen në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Qysh nga nisja e pandemisë, në vendin tonë kanë humbur jetën 238 persona.