Burg përjetë për “monstrën e Fierit”, vrau e coptoi shokun me çekiç!

82

Është dënuar me burgim të përjetshëm “Monstra e Fierit”. Bëhet fjalë për Albert Zekajn nga Kopliku, personin që ekzekutoi me çekiç më 22 qershor 2017, Kreshnik Beqirajn, shokun e tij të dhomës në Fier.

Trupi gjykues ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke e lënë në burg këtë Zekajn.

Autori dhe viktima ishin njohur gjatë vuajtjes së dënimit në Belgjikë. Pas ardhjes në Shqipëri ata jetonin së bashku në një shtëpi me qira në Fier. Pikërisht këtu ndodhi masakra.

Pas ndalimit nga policia Albert Zekaj pranoi krimin, ndërsa deklaroi se gjithçka kishte ndodhur për shkak se shoku i tij i dhomës nuk paguante qiranë.