Ballina Aktualitet Burg për dy policët bashkiak, Ademi: Kjo është diktaturë! Rama, fatkeqësi kombëtare

Burg për dy policët bashkiak, Ademi: Kjo është diktaturë! Rama, fatkeqësi kombëtare

Lënien të burg të dy policëve bashkiak, kryebashkiakja Voltana Ademi e ka cilësuar si vendim anti-ligjor, me prapavijë politike. Sipas saj, me këtë vendim, kryeministri Rama vulosi që drejton vendin si në diktaturë, teksa theksoi se opozita nuk do bëj hapa pas.

“Kjo është diktature! Drejtësia e kapur nga kryeministri antikueshtues lë në burg dy policët bashkiake Alfred Nikolli dhe Gentian Bytyçi u vendos të mbahen peng si të burgosur politikë. Edhe tre të tjeret, Adi Garuci, Aleks Ndoi dhe Oraldo Thepi do të duhet të qëndrojnë në arrest shtëpie. Të gjithë këta janë heronjtë tanë, heronjtë e zgjedhjeve të lira e të ndershme, heronjtë e fjalës së lirë!  Asnjë hap pas! Përballë kryeministrit- fatkeqësi kombëtare”, shkruan Ademi.