Ballina Aktualitet Bulqizë, vjehrri dëshmon vrasjen e ish-dhëndrit

Bulqizë, vjehrri dëshmon vrasjen e ish-dhëndrit

Është publikuar dëshmia e Veli Cidhnakut, vjehrri i cili vrau ish-dhëndrin pas kërcënimeve të vazhdueshme për jetën. Ai ka deklaruar se Adriatik Jella i ka ardhur në shtëpi, duke i kërcënuar t’i jepnin vajzën, përndryshe do t’i vriste të gjithë, pasi i kishte plagosur edhe të birin. Pas kësaj, i frikësuar se do t’i sulmonte edhe gratë e fëmijët, ai e ka goditur Adriatikun me një dru në kokë.

Edhe pse konfliktet me ish-dhëndrin kishin nisur muaj më pare dhe ai ishte bërë një makth në jetën e famijles Cidhnaku, banesa e tyre është marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit në Bulqizë, sepse dyshohet të jetë objektiv hakmarrjeje nga familja e Jellës.

Veli Cidhnaku është arrestuar për veprën penale të vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.