Ballina Kronikë Bulqizë, përplasen dy automjete, tre të plagosur

Bulqizë, përplasen dy automjete, tre të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor, në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Burimet policore nga vendi i aksidentit bëjnë të ditur se njëri prej të plagosurve është nisur me urgjencë drejt Tiranës, pasi ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Aktualisht, specialistët e Policisë Rrugore janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.