Ballina Aktualitet Bulqizë, ngrijnë rrugët, temperaturat e ulëta shkaktojnë probleme

Bulqizë, ngrijnë rrugët, temperaturat e ulëta shkaktojnë probleme

Ulja e temperaturave dhe bora e rënë në dy ditët e fundit ka bërë që pedonalja e Bulqizës, po ashtu edhe rrugët dytësore të qytetit të përfshihen nga akulli.

Mungesa e hedhjes së kripës dhe skorjes në rrugët e qytetit është kthyer një problem serioz për banoret, sidomos për moshat e treta dhe fëmijët. Të rrezikuar nga kjo situatë banorët thonë se nuk është marrë asnjë masë dhe se prania e akullit është prezent në rrugë prej dy ditësh.

Siç duket edhe nga pamjet, të gjitha rrugët janë të pushtuara nga akulli. Vetëm disa punonjës të pastrim-gjelbërimit mundohen të hedhin kripë me kova në duar.