Ballina Aktualitet Bulqizë, konflikt me armë zjarri, një i plagosur

Bulqizë, konflikt me armë zjarri, një i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Bulqizë, pranë ‘Urës së Çereneçit’. Mësohet se ngjarja ka ndodhur paç çaste më parë,  dhe se shtetasi Blerim Skara, ka qëlluar me armë në drejtim të Mirdash Osmanit, ndërsa fatmirësisht ky i fundit ndodhet në spital të Peshkopisë jashtë rrezikut për jetën.

Autori i plagosjes është larguar nga vendngjarja. Mësohet se plagosja me armë zjarri ka ndodhur për motive të dobëta.

Policia e Peshkopisë ndërkohë vijon punën për kapjen e autorit. Katër vite më parë, shtetasi që mbet i plagosur Mirdash Osmani, u arrestua pasi dyshohej se kishte porositur tre vrarës me pagesë për të eliminuar fizikisht një 20-vjeçar, me të cilin kishte konflikte të mëparshme.