Ballina Kronikë Bulqizë, helmohen 93 personave në Bulqizë

Bulqizë, helmohen 93 personave në Bulqizë

Më shumë se 93 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Spitalin e Bulqziës. Ata dyshohet se janë helmuar, pasi kanë shfaqur të vjella dhe dhimbje barku e koke.

Bëhet fjalë për të rritur e fëmijë.

Në dyqanet e Bulqizës nuk ka më ujë pasi është blerë nga qytetarët, shkruan tvklan.

Drejtori i Ujësjellësit së Bulqizës, Nedion Muça nuk e ka pranuar se shkak i këtij helmimi masiv është uji i pijshëm. Ai tha se duhen pritur rezultatet e analizave pas 48 orësh. Të gjithë të helmuarit janë nga qyteti i Bulqizës.

E megjithatë në qytetin e vjetër të Bulqizës, janë marrë disa kampione uji të cilat janë dërguar në laboratorin e Tiranës, pasi dyshohet se të mëdhenj e të vegjël janë helmuar pikërisht nga uji i pijshëm.

Sot punonjësit e Shendetit Publik kanë përgatitur disa fletushka dhe po i shpërndajnë në qytetin e Bulqizës në mënyrë që  të sensibilizohen qytetarët për të mos përdorur ujin e çezmës. Nga ana tjetër edhe si një mënyrë sensibilizimi për furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve nga bashkia deri më momentin e daljes së përgjigjës së analizave.