Ballina Kronikë Bulqizë, aksidentohen rëndë dy persona

Bulqizë, aksidentohen rëndë dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bulqizë, me pasojë plagosjen e rëndë të dy personave. Sipas të dhënave të para, aksidenti ka ndodhur në Qafë Buall ku një automjet me targa italiane ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Dy personat që ndodheshin në mjet janë dërguar në spitalin e Bulqizës dhe nga informacionet e marra mësohet se një prej tyre është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes Policia ka kryer veprimet procedurale e hetimore për zbardhjen e shkakut të aksidentit.