Ballina LAJME Bullgari, miratohet blerja e tetë avionëve luftarakë të modelit F-16

Bullgari, miratohet blerja e tetë avionëve luftarakë të modelit F-16

Qeveria e Bullgarisë miratoi blerjen e tetë avionëve luftarakë të tipit F-16 nga Shtetet e Bashkuara për vlerën e 1,2 miliardë dollarëve. Në një deklaratë pas mbledhjes së qeverisë, u bë e ditur se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për rinovimin e flotës bullgare të avionëve luftarakë kanë përfunduar me sukses.

Ministri bullgar i mbrojtjes Krasimir Karakachanov tha se “në kuadër të buxhetit të miratuar, me Shtetet e Bashkuara do të nënshkruhet një marrëveshje për blerjen e gjashtë avionëve me një pilot dhe dy avionëve me dy pilotë.”

Ministri i mbrojtjes Karakachanov tha se çmimi i përgjithshëm i blerjes së avionëve dhe pajisjeve shoqëruese u ul nga 1,4 miliardë dollarë në 1,2 miliardë dollarë.