Ballina Aktualitet Bukuresht, koncert me rastin e 106-vjetorit të pavarësisë

Bukuresht, koncert me rastin e 106-vjetorit të pavarësisë

106 vjet më pas, në të njëjtën lagje ku u ngjiz ideja e Shqipërisë së Pavarur, në Bukuresht, Atashe Kulturor në Ambasadën e Shqipërisë, Soprano e mirënjohur Arlinda Morava, organizoi një mbrëmje magjike plot sharm e kulturë të denjë për festën më të bukur të Shqiptarëve, Ditën e Flamurit.

Në këtë mbrëmjes festive nuk munguan zonjat e fisshme të “Bucharest Ladies Quintet”, të drejtuar me plot virtuozitet nga violinistja Andreea Stefanescu.
Një vlerë e shtuar e mbrëmjes ishte Dorotheea Petrea, aktorja e shquar rumune, e cila interpretoi me mjeshtëri pjesë nga poezi të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare.