Ballina BOTA Buenos Aires, zbulohet një specie e re dinozauri me gjemba

Buenos Aires, zbulohet një specie e re dinozauri me gjemba

Një specie e re dinozauri barngrënës, i pajisur me gjembra për t’u mbrojtur përgjatë shtyllës kurrizore u zbulua në Patagoni, në jug të Argjentinës, njoftoi sot një studiues argjentinas.

I pagëzuar me emrin Bajadasaurus pronuspinax, i familjes së dikraeosides mendohet të ketë jetuar rreth 140 milionë vite më parë në një rajon të Argjentinës ku zbulimet e dinozaurve janë të zakonshme, si ai i Giganotosaurus Carolinii, në 1993 i konsideruar si mishngrënësi më i madh i të gjithë kohërave.

‘’Ne besojmë se gjembat, tejet të gjata, të holla dhe të mprehta në kurriz dhe qafën e Bajadasaurus dhe të Amargasaurus cazaui (një tjetër specie e dicraeosaurids) mund t’i kenë shërbyer për të zmbrapsur grabitqarët e mundshëm’’, deklaroi Pablo Gallina, studiues i Conicet dhe i Fondacionit ‘’Félix de Azara’’ i Universitetit ‘’Maimonides’’ të Buenos Aires.

Zbulimi u publikua në revistën shkencore ‘’Nature’’.

Një rikompozim i species parahistorike është ekspozuar në Qendrën kulturore të shkencës në Buenos Aires.