Ballina BOTA Argjentinë, gjendet nëndetësja “San Juan” e zhdukur një vit më parë

Argjentinë, gjendet nëndetësja “San Juan” e zhdukur një vit më parë

Skeleti i nëndetëses argjentinase ”San Juan” e cila është zhdukur më 15 nëntor 2017 me 44 anëtarë të ekuipazhit, u gjend mbrëmjen e djeshme në fund të Atlantikut, duke shënuar fundin e një pritje të gjatë për familjet e marinarëve.

Ministria e Mbrojtjes dhe Marina e Argjentinës raportuan se investigimi në kuadratin 24, i kryer me ndihmën e një mininëndetëse në 800 metra thellësi, mundësoi lokalizimin pozitiv të nëndetëses ”ARA San Juan”, sipas njoftimit të publikuar në profilin e Marinës së Argjentinës në Twitter.