Budina reagon nga Durrësi:”U vendos diktatura, Presidenti do të shpërndajë parlamentin”

39

Edmond Budina, regjisori i cili luftoi për kauzën e Teatrit Kombëtar ka folur gjatë protestës të organizuar në qytetin e Durrësit.

Budina tha se tashmë është vendosur diktatura e mafias, ndaj dhe është zhvilluar protesta. Gjatë fjalimit të tij Budina ka folur gjatë për parlamentin dhe “bandën” e cila sipas tij e ka uzurpuar atë. Regjisori e ka konsideruar parlamentin të paligjshëm si dhe ka lajmëruar se presidenti do ta shpërndajë atë shumë shpejt.

U vendos diktatura e mafies. Prandaj jemi këtu që të protestojmë dhe ta përmbysim këtë klikë të ndyrë antikombëtare.

A e kuptoni, ata vranë kujtesën kombëtare, ndërtesë 80- vjeçare. Shikoni çfarë kanë bërë me Durrësin, e kanë betonizuar dhe shkatërruar kujtesën arkeologjike të këtij qyteti. Duhet të ishte si Roma por këta nuk kanë kujtesë kombëtare. Por këta shohin si të mbushin xhepat. Prandaj të ngrihemi të protestojmë, dhe ta largojmë këtë bandë që kanë uzurpuar vendin. Shikoni çbëhet në parlament. Ata bëjnë tallava në parlament. Tallen me popullin. Dërgojnë në teatrin kombëtar për të vrarë artistët, intelektualët. Sepse dërguan RENEA-n dhe filluan shembjen kur njerëzit ishin brenda. Ky parlament është i paligjshëm. Duhet të shpërndahet. Presidenti e tha, meqenëse populli do të ngrihet i gjithi, Presidenti do e shpërndajë, prandaj mos kini frikë, ngrijeni kokën.
Ata përpiqen me çdo mënyrë të përçajnë popullin.”- tha Budina.

Budina