Ballina SPORT Bruno Alves nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli, rinovon me Parmën

Bruno Alves nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli, rinovon me Parmën

Ekipi i Parmës ka njoftuar sot se ka rinovuar kontratën me lojtarin Bruno Alves, deri në qershor të vitin 2020.

“Ne jemi krenar që Bruno Alves i ka besuar projektit tonë,” – deklaroi Pietro Pizzarotti drejtori sportiv i Parmës.

Ndërsa Bruno Alves u shpreh “Falenderoj Parmën për besimin që më dha , këtu ndihem si në shtëpinë time dhe jam i lumtur që jam pjesë e kësaj familjeje. Jam krenar për punën që bën ekipi, stafi dhe menaxhimi unë do t’i jap të gjithcka për këte fanellë,” – përfundoi Alves.

Alves është 38 vjeç dhe tashmë ai do të tërhiqet nga futbolli në moshën 40-vjeçare atëherë kur dhe i mbaron kontrata me Parmën.