Ballina BOTA Bruksel, zjarri shkrumbon shtëpinë, vdesin dy shqiptarë

Bruksel, zjarri shkrumbon shtëpinë, vdesin dy shqiptarë

Një zjarr i fuqishëm ka përfshiu banesën e dy të rinjve shqiptarë Pelivan Hysaj, 24 vjeç nga Berati dhe Venedik Pirushi, 23 vjeç nga qyteti i Durrësit të cilët ndërruan jetë në mënyrë tragjike.

Mediat belge raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur të premten dhe shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk janë konfirmuar në rrugë zyrtare.

Lajmi i trishtë u konfirmua nga zëdhënësi i zjarrfikëseve, Alain Habilsm i cili deklaroi se mjetet e ndihmës së shpejtë  shkuan menjëherë në vendngjarje, por flakët e fuqishme e bën të pamundur shpëtimin e të rinjve që ndodheshin brenda në banesë.