Ballina RAJONI Bruksel, takimi i radhës Thaçi-Vuçiç më 11 nëntor

Bruksel, takimi i radhës Thaçi-Vuçiç më 11 nëntor

Presidenti kosovar Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç do të vijojnë më 11 nëntor bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Edhe ky takim do të zhvillohet në Bruksel, nën kujdesin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe sigurinë Federica Mogherini.

Dy presidentët pritet që të diskutojnë për normalizimin e marrëdhënieve mes vendeve respektive, kusht ky i domosdoshëm për integrimin e tyre të plotë në BE. Sa i përket bisedimeve, ku është përfshirë edhe ideja e ndryshimit të kufijve, Kosova ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë në debat si rrjedhojë e idesë së presidentit Thaçi për “korigjimin e kufirit” që, sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.