Ballina BOTA Bruksel, sulm me thikë në një stacion policor

Bruksel, sulm me thikë në një stacion policor

Brukseli është tronditur këtë mëngjes nga një sulm me thikë, pranë një stacioni policor dhe mësohet se nga sulmi mbeti i plagosur në qafë një oficer policie, ndërsa mediat belge raportojnë se autori ka bërtitur “allahu akbar”.

Ministri i Brendshëm belg Jean Zambon e konsideroi sulmin si një veprim frikacak ndaj policisë.

Raportohet se polici i plagosur nuk ka rrezik për jetën, ndërsa u plagos edhe autori i sulmit dhe sipas ministrit belg të drejtësisë, hetimet janë duke u kryer në të gjitha nivelet duke përfshirë mundësinë që autori mund të jetë i lidhur me grupe ekstremiste.