Ballina BOTA Bruksel, sekretari Stoltenberg: NATO mbështet dialogun Beograd-Prishtinë

Bruksel, sekretari Stoltenberg: NATO mbështet dialogun Beograd-Prishtinë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot në Bruksel se mbështet fuqimisht dialogun Beograd-Prishtinë dhe kur bëhet fjalë për rregullime të mundshme kufitare.

“Kur është fjala për rregullimet e mundshme kufitare, theksoj se NATO mbështet dialogun dhe shpresoj që të dyja palët do të gjejnë një zgjidhje të pranueshme si për Beogradin ashtu edhe për Prishtinën,” – u shpreh Stoltenberg.

Sipas tij, është e rëndësishme që të gjithë faktorët të distancohen nga lëvizjet sfiduese dhe mesazhet provokuese, dhe të përpiqen të zvogëlojnë tensionin dhe të bëjnë përparim.